Është lindur në Shkodër më 30 korrik 1946. Këtu kreu Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën
“10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme.

Përfshihet në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare. Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botim i “Centar za očuvanje i razvoj kulture manjina Crne Gore”.

Si publicist e shkrimtar nderohet me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës. Në vitin 2015 me poemën “Unë, Ballkani dhe Europa”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në manifestimin mbarëkombëtar “Drini poetik” i akordoi çmimin “Adem Demaçi”. Pen Klubi i Malit të Zi e ka nderuar me mirënjohen e tij.

Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e redaktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve. Udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Që nga viti 1971 botoi 21 vëllime më vete në poezi e prozë. Ka të përfunduar në dorëshkrim romanin “Hotel Univers” atë me tregime “Ngjarje në plazhin nudo”, përmbledhjen me novela “Studentja nga Shkodra” si dhe monodramën “Vijmë në këtë botë për t’u gënjyer”.

VAJZA QË NUK PUTHA

“Vajza që nuk putha” i Skënder Temalit, botim i Shtëpisë Botuese “Fiorentia” në Shkodër, liston vëllimin e 20-të në prozë e poezi të këtij autori. Përmes 68 poezive (lirika, […]

Continue Reading
0

OVE GODINE NIJE PAO SNIJEG

Në vitin 2018 në Pogoricë të Malit të Zi doli në gjuhën malazeze vëllimi me tregime të zgjedhura: “Ove godine nije pao snijeg” – “Këtë dimër nuk ra dëborë”, […]

Continue Reading
0

TË PATHËNAT

Pas “Metamorfozës së inxhinier Brunos”, autori Temali po brënda vitit 2016 paraqitet para lexuesit me vëllimin poetik “Të pathënat”. Ka gjithsejt 75 poezi. Është i ndarë në dy kapituj […]

Continue Reading

Stina e divorceve

Edhe në këtë novelë, ashtu si dhe tek novelat e mëparshme “Ballo në mbrëmjen e maturës”, “Nesër do të them mirëmëngjes” dhe “Studentja e Bolonjës” autori i drejtohet jetës […]

Continue Reading
0

DY GJUHË NJË LIBËR

Projekti “Dy gjuhë një libër” një përzgjedhje autorësh shqiptarë dhe malazezë, pasqyruar në dy vëllime (prozë dhe poezi), mbështetur nga Bashkimi Evroprian…organizuar nga qendra kulturore “Camaj-Pipa” dhe Universiteti i […]

Continue Reading

KUR VUAJ, SHKRUAJ

Është një vëllim poetik me një kompozim disi të veçantë: ndahet në tri pjesë, “Poezi me motive filozofike e të tjera”, “Motivet e Jugut” dhe “Kushtime”. Janë mbi 70 […]

Continue Reading

3 shokët

Janë 7 vjersha dhe një poemë për fëmijë, botuar në vëllimin “Tre shokët”, që ka për redaktor shkrimtarin e mirënjohur për fëmijë Xhahid Bushati dhe për piktor-ilustrator, Piktorin e […]

Continue Reading

Shtëpia pa pasqyra

Në vëllimin me tregime “Shtëpia pa pasqyra” autori Skender Temali vijon sërish të trajtojë temën e preferuar të tij, atë të intelektualit dhe të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë […]

Continue Reading

ASKUSHI

Përmes personazheve të skalitur, sjell të djeshmen në agoninë e saj, ku e drejta e individit ishte nën thundrën e dhunës. Diktatura kishte tjetërsuar shumë nga tiparet e njeriut. […]

Continue Reading

Studentja e Bolonjës

Në vitin 2004, shkrimtari Skender Temali u paraqit para lexuesve me novelën “Studentja e Bolonjës”, e cila ka për redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Skender Drini. Tema që trajton autori […]

Continue Reading
0

Këpucët e turpit

Në vitin 2002, Enti Botues Poligrafik “Gjergj Fishta” boton vëllimin me tregime te Skender Temalit, “Këpucët e turpit”, që ka për redaktor shkrimtarin dhe publicistin e mirënjohur, Nikolla Spathari. […]

Continue Reading

GJUHA SHQIPE

Është një nga tekstet e para të gjuhës shqipe të futura në shkollat e mesme të Shqipërisë (mos qoftë krejt i pari), me miratim të Ministrisë së Arsimit dhe […]

Continue Reading

ISHTE NJE LAJTHISHTE

Në vitin 2002, Enti Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”, do të botojë poemën për fëmijë të Skënder Temali, “Ishte një lajthishte”, me ilustrime nga Brikena Berdo. Me një gjuhë të […]

Continue Reading

BALLO NE MBRËMJEN E MATURËS

Në 112 faqet e librit janë përfshirë tri novela: “Ballo në mbrëmjen e maturës”, “S’kishte si të ndodhte ndryshe” dhe “Shkretëtira e shpirtit”. Në të tri novelat bie në […]

Continue Reading

KJO NDODHI NË LIS

Është romani i parë i shkrimtarit, i botuar në vitin 1982, nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”-Tiranë, me redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Dhimitër Xhuvani. Ky roman, ka fokusuar ngjarje të […]

Continue Reading

KËNGË CIGANE

Pasi kishte botuar disa cikle poetike tek faqja letrare e gazetës “Zëri i Rinisë”, gazeta “Drita” e revista letrare “Nëntori”, poeti Skender Temali prezantimin e parë me vëllimin me […]

Continue Reading