Studentja e Bolonjës

Në vitin 2004, shkrimtari Skender Temali u paraqit para lexuesve me novelën “Studentja e Bolonjës”, e cila ka për redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Skender Drini. Tema që trajton autori në këtë novelë është e marrë nga ditët tona dhe tregon odisenë e Ketit, një maturanteje që me të dashurin e saj Arsenin, do të kaptojnë detin, ajo për të studiuar, ndërsa ai…Ai ka të tjera plane…I lidhur me qindra fije sa me mafiozë italianë e shqiptarë, ai do të arrijë ta hedhë Ketin në krahët e një bosi plak, zotit Karlo, Serzhios e të tjerëve. Në novelë, faqe pas faqeje shpalosen përpjekjet e jashtëzakonshme të Ketit për të mos rënë pre e joshjeve marramendëse të kapove bolonjezë dhe për të shpëtuar prej thonjve të tyre. Monologjet e brendshme të Ketit nuk ia ulin intensitetin aksionit e as e zbehin dramacitetin, por përkundrazi e lidhin me botën e brendshme të lexuesit duke shërbyer si një urë ku do të hedhë hapa të tjerë

Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to documentation.