Lirika të hershme dhe të vona

Poezi nga Skënder Temali


Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to documentation.

Në këtë libër autori ka përmbledhur poezi të shkruara në afro gjysmë shekulli. Ashtu siç thotë dhe në parathënie, ka përfshirë ato poezi që ka pasur më për zemër, duke u thënë lamtumirë shumë të tjerave. Vëllimi është i ndarë në ciklin e lirikave, të motiveve kosovare, të baladave dhe të poemës “Unë, Ballkani dhe Europa”, e cila e mbyll edhe vëllimin e 12-të të shkrimtarit. Në këtë libër të ri spikat çiltërsia e ndjenjës, mendimi i pjekur e shpesh edhe meditativ e filozofik, çka shpreh edhe shkallëzimin e pjekurisë artistike të poetit Skender Temali. Vëllimi është botim i shtëpisë botuese “Rozafat” në Shkodër.