OVE GODINE NIJE PAO SNIJEG
Tregime të zgjedhura nga Skënder Temali
Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to documentation.
Në vitin 2018 në Pogoricë të Malit të Zi doli në gjuhën malazeze vëllimi me tregime të zgjedhura: “Ove godine nije pao snijeg” – “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botuar nga CEKUM- QENDRA PËR RUAJTJEN E ZHVILLIMIN E KULTURËS SË PAKICAVE NË MAL TË ZI, nën siglën e “Biblioteka SINTEZE, Knjiga XXI”. Në këtë vëllim përfshihen 9 tregime të tematikave të ndryshme, kryesisht me subjekte të ditëve tona në Shqipëri. Tregimet janë përkthyer nga shqipja në gjuhën malazeze nga Pjetër Dreshaj dhe kanë për redaktorë e recensentë shkrimtarët e njohur malazezë Zuvdija Hoxhiq dhe Dimitrov Popoviq.
Me interesimin dhe organizimin e botuesve, në Tuz të Malit të Zi, më 31 maj u bë dhe promovimi i vëllimit.