KJO NDODHI NË LIS

Është romani i parë i shkrimtarit, i botuar në vitin 1982, nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”-Tiranë, me redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Dhimitër Xhuvani. Ky roman, ka fokusuar ngjarje të një rrethine të Shkodrës, vendlindja e autorit, në vitet e Luftës së II Botërore. Rreth personazhit kryesor, ilegalit e më pas partizanit Nuri Martina, autori ka pranëvënë të tjerë personazhe, të ndarë preras në dy kampe: pushtues nazifashistë e bashkëpunëtorë të tyre dhe luftëtarë lirie. Ngjarjet shkojnë deri në ditët e para të pasçlirimit, ku zbulohet qartë edhe fytyra e tradhtisë. Romani është botuar në një tirazh prej 10.000 kopjesh.