KËNGË CIGANE

Pasi kishte botuar disa cikle poetike tek faqja letrare e gazetës “Zëri i Rinisë”, gazeta “Drita” e revista letrare “Nëntori”, poeti Skender Temali prezantimin e parë me vëllimin me vjersha e poema “Këngë cigane” e bëri në vitin 1971, 40 vjet më parë, duke u renditur krahas me poetë të tjerë bashkëkohës që lanë gjurmë me botimet e tyre të para poetike. Vëllimi është botim i shtëpisë botuese “Naim Frashëri” në Tiranë dhe ka pasë për redaktor poetin Agim Shehu. Rreth tij janë botuar shkrime kritike në gazetën “Drita”, “Jeta e re” dhe në Kosovë. Poezitë dhe dy poemat shquhen për lirizëm spontan, origjinalitet e mendim. Rrethi tematik i tyre ka një diapazon të gjërë dhe e fut lexuesin në atmosferat jetike të kohës. Si rrallë në vëllimet e botuara asokohe, i ka shpëtuar syrit të çensurës poezia “Puthjet”.