Ballo në mbrëmjen e maturës
novela nga Skënder Temali
Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to documentation.
Në 112 faqet e librit janë përfshirë tri novela: “Ballo në mbrëmjen e maturës”, “S’kishte si të ndodhte ndryshe” dhe “Shkretëtira e shpirtit”. Në të tri novelat bie në sy përpjekja e shkrimtarit për të dhënë lëvizjet e kohës që jetojmë përmes lëvizjeve shpirtërore, pasurimit e varfërimit të botës së brendshme të njeriut, me tendencë-lirinë e individit. Analiza psikologjike që shkrimtari i bën tek novela e parë “Ballo në mbrëmjen e maturës”, Zhulit, tregon se shkrimtari ka arritur të depërtojë në botën e brendshme shpirtërore të një gruaje, e cila duke mbrojtur dashurinë e saj kërkon të mbrojë familjen. Ndonëse titulli duket se ka të bëjë me maturantët, në të vërtetë, në festën e pasprovimeve të tyre, provim ka dhënë ndërgjegja e bashkëshortit të Zhulit-kësaj mësuesje model morali, që tradhtitë e të shoqit i beson dhe s’i beson, i përjeton thellë deri në pejzat e shpirtit të saj të ndjeshëm.