VAJZA QË NUK PUTHA

“Vajza që nuk putha” i Skënder Temalit, botim i Shtëpisë Botuese “Fiorentia” në Shkodër, liston vëllimin e 20-të në prozë e poezi të këtij autori. Përmes 68 poezive (lirika, satira, kushtime) e 8 baladave, krijime origjinale të kohëve të fundit, ndjehet një shpirt i trazuar poeti, ku ka shtjella që nga rinia e deri në moshën e tretë.  Tek vargu i tij bashkëjeton peisazhi me mesazhin, pulson koha jonë me plus minuset e saj, përballë të cilave autori nuk qëndron indiferent, po mban qëndrimin e tij, si poet qytetar. Në poezi, ashtu dhe në balada, vargu mveshet me figura letrare gjurmëlënëse, rimar dhe leksik poetik të pasur.

Përveç lirikave, satirave e kushtimeve, sidomos ato për disa nga figurat qëndrore të letërsisë shqiptare e jo vetëm, si S.Drini, D.Agolli, R.Qose, A.Podrima, M.Quku, Njegoshi, M.Zeqo tërheqin vëmendjen 8 baladat, një zhanër aq i parapëlqyer dikur e thuajse i harruar tani.

Vëllimi ka 120 faqe, kushton 500 lekë/5 €.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *