Stina e divorceve

Edhe në këtë novelë, ashtu si dhe tek novelat e mëparshme “Ballo në mbrëmjen e maturës”, “Nesër do të them mirëmëngjes” dhe “Studentja e Bolonjës” autori i drejtohet jetës së rinisë në ditët e sotme. Megi dhe Didi, dy vajza të ditëve tona, që me art autori i ka shndrruar në një portret të vetëm e me një botë shpirtërore të pasur, dijnë që vetë t’u bëjnë ballë sfidave të jetës dhe po vetë të mbrojnë dinjitetin e personalitetin e tyre. Dashurojnë me shpirt, urrejnë po me shpirt të shëmtuarën dhe të udhëtojnë drejt së vërtetës.

Veprimtarinë e hapi drejtori i bibliotekës Gjovalin Çuni. Rreth vlerave të novelës folën shkrimtari e publicisti Dashamir Cacaj, sekretar i klubit të shkrimtarëve, Xhahid Bushati-shkrimtar i njohur për fëmijë e studiues, Mustafa Tukaj-shkrimtar dhe dramaturg, Rudina Llazari, studiuese, mësuese letërsie në gjimnazin “Jordan Misja”, Zija Vukaj-studiues i letërsisë e përkthyes, Viktor Martini, autor librash, Fadil Kraja-Mjeshtër i madh dhe motra e autorit, Neziha Llazani. Studentja e fakultetit të gazetarisë, Liridona Xhakaj, recitoi një poezi që liriku shkodran Mehmet Gucia i kishte kushtuar autorit Skender Temali.

Përshëndetje u bë edhe në emër të klubit të shkrimtarëve “Ndoc Gjetja” të Lezhës dhe nga botuesi i novelës, Frano Kulli.Veprimtarinë e bënë edhe më interesante e i dhanë freski interpretimet nga aktori i mirënjohur Ramiz Rama e pjesëve nga krijimtaria poetike e autorit si dhe ekzekutimi mjeshtëror i prof. Qamil Gjyrezit sëbashku me studentët e tij të këngës perlë “Turtulleshë” të Ramadan Sokolit.

Në fund autori falnderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe diskutantët për mendimet që dhanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *