Në vitin 2002, Enti Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”, do të botojë poemën për fëmijë të Skënder Temali, “Ishte një lajthishte”, me ilustrime nga Brikena Berdo. Me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijët, autori, përmes një subjekti sa interesant e aq tërheqës, i ka thyrur hymne dashurisë për nënën dhe për atdheun, si dy nga dashuritë më të patjetërsueshme për shqiptarin.