• Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Mainbody Dark Theme
  • Mainbody Light Theme
  • Layout: 2 Left columns + Mainbody
  • Layout: Mainbody + 2 Right columns

Biografia

Biografia

E-mail Print PDF

Është lindur më 30 korrik 1946, në një familje të vjetër shkodrane.

Ka kryer shkollën e lartë për gjuhë-letërsi në vitin 1977. Është i martuar, me dy fëmijë. 

Për shumë vite ka punuar redaktor në shtypin dhe radion lokale të Shkodrës.

Ka nisur të botojë qëkur ishte gjimnazist, në “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Pionieri”, etj. dhe më pas sistematikisht në organet letrare të kohës. Disa nga këto botime kanë zënë vend edhe në tregime të zgjedhura dhe janë nderuar me çmime lokale e kombëtare.

Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit”, mori çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” në Padova të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga Italia dhe shumë shteteve të botës, pjesëmarrës në këtë konkurs.

Përveç tregimeve, cikleve poetike dhe poemave të botuara në organet letrare, gjatë afro 50 viteve krijimtari, ai ka botuar këto vëllime më vete:

  • Këngë cigane, libër me vjersha dhe poema, viti 1971.
  • Kjo ndodhi në Lis, roman, viti 1982
  • Ballo në mbrëmjen e maturës, tregime e novela, viti 2001.
  • Ishte një lajthishte-poemë për fëmijë, viti 2002
  • Këpucët e turpit, tregime, viti 2002
  • Nesër do të them mirëmëngjes - novelë 2003
  • Studentja e Bolonjës – novelë, 2004
  • Gjuha shqipe – tekst mësimor me bashkëautore Mimoza Gjokutaj
  • Shtëpia pa pasqyra , libër me tregime, 2006
  • “Askushi”, roman, botuar në Maqedoni, 2006.
  • Tre shokët, vjersha për fëmijë, viti 2007
  • Lirika të hershme dhe te vona, viti 2010.
  • Dy gjuhë një libër - përzgjedhje autorësh shqiptarë dhe malazezë, pasqyruar në dy vëllime (prozë dhe poezi), viti 2011
  • Kur vuaj, shkruaj - poezi, viti 2012
  • Curriculum Vitae - poezi, viti 2013
  • Stina e divorceve - novelë, viti 2014

Është Ambasador i Paqes dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Federatës për Paqe Universale.

 

Poezi te autorit

Sample image
Kur vuaj-shkruaj

Kur vuaj
shkruaj;
Shkruaj
kur vuaj.
E nëse Kamja
më mbështjellë si zhguall,
do më gjeni në llucë,
si buall.

3 shtator 2010

Who's Online

We have 14 guests online