• Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Mainbody Dark Theme
  • Mainbody Light Theme
  • Layout: 2 Left columns + Mainbody
  • Layout: Mainbody + 2 Right columns

STUDENTJA E BOLONJES

E-mail Print PDF

STUDENTJA E BOLONJËS

Në vitin 2004, shkrimtari Skender Temali u paraqit para lexuesve me novelën "Studentja e Bolonjës", e cila ka për redaktor shkrimtarin e mirënjohur, Skender Drini.
Tema që trajton autori në këtë novelë është e marrë nga ditët tona dhe tregon odisenë e Ketit, një maturanteje që me të dashurin e saj Arsenin, do të kaptojnë detin, ajo për të studiuar, ndërsa ai…Ai ka të tjera plane…I lidhur me qindra fije sa me mafiozë italianë e shqiptarë, ai do të arrijë ta hedhë Ketin në krahët e një bosi plak, zotit Karlo, Serzhios e të tjerëve. Në novelë, faqe pas faqeje shpalosen përpjekjet e jashtëzakonshme të Ketit për të mos rënë pre e joshjeve marramendëse të kapove bolonjezë dhe për të shpëtuar prej thonjve të tyre. Monologjet e brendshme të Ketit nuk ia ulin intensitetin aksionit e as e zbehin dramacitetin, por përkundrazi e lidhin me botën e brendshme të lexuesit duke shërbyer si një urë ku do të hedhë hapa të tjerë veprimi.

STUDENTJA E BOLONJES
 

Poezi te autorit

Sample image
Kur vuaj-shkruaj

Kur vuaj
shkruaj;
Shkruaj
kur vuaj.
E nëse Kamja
më mbështjellë si zhguall,
do më gjeni në llucë,
si buall.

3 shtator 2010

Who's Online

We have 53 guests online