• Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Mainbody Dark Theme
  • Mainbody Light Theme
  • Layout: 2 Left columns + Mainbody
  • Layout: Mainbody + 2 Right columns

NESER DO TE THEM MIREMENGJES

E-mail Print PDF

novelë

Shtëpia botuese "Shtjefni", Shkoder, 2003

Novela "Nesër do të them mirëmëngjes" e shkrimtarit Skender Temali.

Ky vëllim, i cili është i gjashti për autorin, sjell para lexuesit me art e vërtetësi jetën e ditëve tona, zig-zaket e dy grupeve shoqërore:
të maturantëve të një shkolle dhe të disa vagabondëve që bëjnë rolin e të fortit e përpiqen ta mbajnë peng qytetin.

Duke qenë novelë e formës mozaik në pasqyrimin e këtyre realiteteve, autori ka dijtur të depërtojë në botën e brendshme shpirtërore të të rinjve; veprimet e Xuxit, kapobandës dhe të vajzave maturante e të mësuesit të tyre, i kanë dhënë dramacitet novelës, e bëjnë të ndiqet me interes faqe pas faqeje.

Autori Skender Temali, tashmë i njohur për trajtimin e temave të ditës e sidomos të fatit të intelektualit shqiptar në këtë periudhë të vështirë tranzicioni, përmes kësaj novele ka arritur të hedhë më shumë dritë tek e ardhmja, e përfaqësuar nga një grup vajzash dhe mësuesi i tyre-shkrimtar.
Ata, kush më shumë e kush më pak, guxojnë t'i bëjnë sfidë grupit të vagabondëve, duke e prezantuar veten edhe si bij të së ardhmes.
Linja e dashurisë, mes Odetës dhe Fisnikut, edhe pse fluide, është shpresë e dashuri më tepër për të nesërmen.

Libri "Nesër do të them mirëmëngjes" i shkrimtarit Skender Temali është botim i Shtëpisë Botuese "Shtjefni" në Shkodër
dhe ka për redaktor Nikolla Spatharin.

NESER DO TE THEM MIREMENGJES
 

Poezi te autorit

Sample image
Kur vuaj-shkruaj

Kur vuaj
shkruaj;
Shkruaj
kur vuaj.
E nëse Kamja
më mbështjellë si zhguall,
do më gjeni në llucë,
si buall.

3 shtator 2010

Who's Online

We have 59 guests online