• Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • Mainbody Dark Theme
  • Mainbody Light Theme
  • Layout: 2 Left columns + Mainbody
  • Layout: Mainbody + 2 Right columns

STINA E DIVORCEVE

E-mail Print PDF

Këto ditë, Enti Poligrafik “Gjergj Fishta” në Lezhë botoi novelën më të re të shkrimtarit Skender Temali me titull “Stina e divorceve”, për të cilën biblioteka “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës në bashkëpunim me klubin e shkrimtarëve Shkodër, në kuadrin e veprimtarive kushtuar Ditës Botërore të Librit, organizuan promovimin e këtij vëllimi.

Ashtu si dhe tek novelat e mëparshme "Ballo në mbrëmjen e maturës", “Nesër do të them mirëmëngjes” dhe “Studentja e Bolonjës” autori i drejtohet jetës së rinisë në ditët e sotme. Megi dhe Didi, dy vajza të ditëve tona, me një botë shpirtërore të pasur, dijnë që vetë t’u bëjnë ballë sfidave të jetës dhe po vetë të mbrojnë dinjitetin e personalitetin e tyre.


Veprimtarinë e hapi drejtori i bibliotekës Gjovalin Çuni. Rreth vlerave të novelës folën shkrimtari e publicisti Dashamir Cacaj, sekretar i klubit të shkrimtarëve, Xhahid Bushati-shkrimtar i njohur për fëmijë e studiues, Mustafa Tukaj-shkrimtar dhe dramaturg, Rudina Llazari, studiuese, mësuese letërsie në gjimnazin “Jordan Misja”, Zija Vukaj-studiues i letërsisë e përkthyes, Viktor Martini, autor librash, Fadil Kraja-Mjeshtër i madh dhe motra e autorit, Neziha Llazani. Studentja e fakultetit të gazetarisë, Liridona Xhakaj, recitoi një poezi që liriku shkodran Mehmet Gucia i kishte kushtuar autorit Skender Temali.

Përshëndetje u bë edhe në emër të klubit të shkrimtarëve “Ndoc Gjetja” të Lezhës dhe nga botuesi i novelës, Frano Kulli.Veprimtarinë e bënë edhe më interesante e i dhanë freski interpretimet nga aktori i mirënjohur Ramiz Rama e pjesëve nga krijimtaria poetike e autorit si dhe ekzekutimi mjeshtëror i prof. Qamil Gjyrezit sëbashku me studentët e tij të këngës perlë “Turtulleshë” të Ramadan Sokolit.

Në fund autori falnderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe diskutantët për mendimet që dhanë.

 

 

STINA E DIVORCEVE