SI T’I THEMI?

SI T’I THEMI?

Nënë,
Mos i thuaj vajzës mos dashuro!

Ke parë si fryshullon pylli në maj,
Ke parë si çel bjeshka në maj,
Ke parë si harlisen përrenjtë në maj?

Ashtu dhe shpirti i saj.

Para se t’i thuash vajzës mos dashuro,
Thuaju përrenjve ngjituni lart,
Thuaji bjeshkës në maj mos çel,
Thuaji pyllit mos frushullo!

Mos i thuaj kurrë vajzës mos dashuro!

skender temali
shkrimtar

  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *