Shënime për librin poetik “Curriculum Vitae”

Nga Fatmir Minguli / (Shënime për librin poetik të shkrimtarit Skënder Temali “Curriculum Vitae…” )

Ndeshem për herë të parë me një libër të shkrimtarit shkodran Skënder Temali. Por duke u njohur me botimet e tij mëson se është autor i dhjetra librave me poezi, tregime ,novela, romane . Tek i bëj një shikim të shpejtë këtyre botimeve vërej se me këtë shkrimtar ndogh një parabolë ndryshe nga shumë të tjerë. E ka filluar me poezi krijimtarinë e tij ,ka vazhduar me prozë dhe përsëri i është “vënë “ poezisë. Eshtë pikërisht dhe libri i tij i fundit me poezi që po analizoj dhe që titullohet “Curriculum Vitae”. Një titull zyrash, do të thonte dikush. Për nga forma ashtu duket, por po të hysh brenda mureve të udhës së jetës të këtij shkrimtari do mendosh ndryshe. Do mësosh pak a shumë për jetën e një shkrimtari shkodran që nuk i ka lëvizur themelet nga qyteti i tij , themele të forta do të jenë e që nuk lëvizin kollaj. Kanë fryer erëra edhe të forta për t’a çuar atë drejt Tiranës, kryeqytetit të letrave shqipe,”aty ku bëhet emër” por nuk kanë mundur të trondisin shkrimtarin, ashtu si dhe adashin e tij Skënder Drinin, shkrimtarin tjetër shkodran. Një parathënie e Skënder Temalit në këtë libër midis të tjerave thotë “ Se sa ia kam arritur në këtë gjysmë shekulli krijimtari , dyshoj.Dyshoj tek vetvetja, dyshgoj tek krijimtaria ime dhe, më në fund, dyshoj edhe tek dyshimi im.” Shumë pak shkrimtarë thonë kështu, prandaj ai është kundër Narcisëve poetë e prozatorë. Poezitë e këtij libri i kushtohen fisit të tij, një argument më shumë për të besuar në sinqeritetin maksimal të Skënder Temalit shkrimtar. Një modesti reale, një vetmohim i denjë për njerëzit me të kaluar, ku më të vërtetë rendësi ka emri , por më shumë rëndon mbiemri. Poezitë e tij janë fletë e një ditari sa intim aq dhe i hapur ndaj shoqërisë ditar që e fillon me poezinë themelore “Takim me lexuesit” :

S’kam për t’ua thenë kurrë atë që doni,
Se përse shkruaj e kam pyetur kaq herë vehten
E ka 50 vjet
Që s’e kam marrë përgjigjen!

Skënder Temali është tejet i guximshëm në poezitë e tij sepse flet hapur ndaj shumë negativiteteve në shoqërinë e sotme shqiptare, duke filluar me poetët që veshin akoma kostumet e e pandryshueshme të Pushkinit, Eseninit, Kadaresë ,Agollit etj. Ai komenton bestsellerat duke perifrazuar figurën poetike që është perlë në guackë e që peshon sa njëqind bestsellera bashkë… Në poezinë “ Pa çmime” ai trajton maninë e çmimeve të pafund të festivaleve si panaire ku luftohet nga disa për t,i përlarë e për të mbushur muret e dhomave të gjumit plot me korniza. Prandaj me të drejtë ai krijon poezinë leitmotiv “Pse” ku filozofia e “pse” –së është evidente në shoqërinë e sotme dhe jo vetëm në poezi , ku analizohet pasoja dhe jo shkaku. Libri “Curriculum vitae.. “ i Skënder Temalit është një pyetsor denoncimesh por tejet intelektual, një pyetsor që në radhë të parë I drejtohet vetes, duke e vënë atë , veten e tij në peshore e më tej duke parë pasqyrimin në reagimin e shoqërisë , ambjentin rrethues e gjithçka tjetër rreth tij. Skënder Temali me këtë libër të kujton Danten që merr përdorë Virgjilin e që e shoqëron nëpër rrathët e “ Komedisë Hyjnore”, por ndryshe Skënderi ka marrë përdorë ndërgjegjen e tij dhe kërkon pozicionin ku ndodhet në shkallët e kësaj shoqërie. Eshtë kjo maksima më e lartë që poeti e kërkon dhe e ndërton me ngulm shpirti. I gjithë libri është një biografi me strukturë të shpirtëzuar poetikisht duke vënë dorën e djathtë të zemrën e tij. Kjo duket fare bukur në poezinë “Pak biografi” ku rendësia e të kaluarës duhet envidentuar nga kushdo shqipatrë që e ka një të kaluar sepse ajo është pjesë e historiesë së vërtetë dhe jo ajo që shkruajnë persona ndoshta pa të kaluar. Dhe Shkodra ngrihet krenare ,symbol i atdheut dhe fisit të tij.

Çdo fis
E ka një lis
Por ç’e do,
E ka edhe një pis,
Që si kalinë
Bythën pushtetarëve ua lëpinë.
“Lisat dhe pisat “

Kësisoj libri me poezi “Curriculum vitae “ tejkalon udhën e jëtës së autorit e vjen e shndrohet në një vademekum atdhetar, duke trajtuar edhe Bogdanin, De Radën , kalanë e Rozafës, Tano Banushin, Bunë e Drinin e kështu me radhë. Në libër gjinden një larmi temash të ndryshme që kanë elasticitet që xhirojnë me një lehtësi të çuditshme nga një vend në tjetrin nga një lloj njeriu të tjetri. Këto poeti I bën pa u mërzitur duke ndjerë një kënaqësi supreme të shpirtit çka tregon jo vetëm pjekuri të plotë jo vetëm poetike. Në shumë poezi , një ven të posaçëm , madje një vend nderi zenë hokatarët me fame shkodranë si tek poezia “ Gaztorët e qytetit tim” , një poezi hymn për poetët popullorë shkodranë ku “ SHkodra ka patur gastorë përjetë/më pijetarët e pijetarëve,/për meze kishin një barcoletë/me spec djegës ndaj pushtetarëve.” Dhe çuditërisht po t’i shohësh me vëmendje nga ana teorike poezitë gjen aty një aromë të këngëve popullore shkodrane, një kombinim intersant të rimes më vargun e lire. Kjo e thekson më teëpr origjinalitetin e këtij shkrimtari.

  

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *