METAMORFOZA E INXHINIER BRUNOS

Kalimet e autorit Temali nga poezi në prozë e anasjelltas ka qenë një praktikë jo e sforcuar e tij, madje ka qenë rrugëtim i përhershëm letrar. Me këtë vëllim, që ai e quan tregime të zgjedhura, faktikisht ka një përzgjedhje të tregimeve nga vëllimet e mëparshme të tij, por dhe të pasuruar me tregime të pabotuara. Subjektet dhe personazhet janë të ditëve tona, bartin një mendësi bashkëkohore, tregimet kanë një stil krejt të veçantë, çka shpreh edhe individualitetin e tij si prozator. Autori e mba gjallë kureshtjen e lexuesit, personazhet udhëtojnë me lexuesit, duke i zbuluar atyre me gjuhën e tij, botën e brendshme shpirtërore. Alternimi i tregimeve erotike me ato shoqërore veçse ai shtojnë vlerat artistike. Vëllimi ka gjithsejt 200 faqe. Përmbledh 15 tregime.