ASKUSHI

Përmes personazheve të skalitur, sjell të djeshmen në agoninë e saj, ku e drejta e individit ishte nën thundrën e dhunës. Diktatura kishte tjetërsuar shumë nga tiparet e njeriut. Autori e njeh mirë kohën për të cilën shkruan. Personazhet e romanit janë realë, të ngjan se diku i ke takuar dje, ata nuk janë të stisur, por pjesë e një realiteti tronditës. Lexuesi t futen në vorbullën e ngjarjeve të fundit të viteve ‚80 të shekullit të kaluar. Shpesh herë kjo jetë e dhënë me dritë-hijet e saj, të rrëmben, bëhesh pjesë e rrjedhës së kohës, jeton me shqetësimet, ëndërrat e dramat e njerëzve. Liria e individit mbase përbën një nga vlerat kryesore të këtij romani, madje ai mund të quhet pa droje roman i luftës për liri e të drejta njerëzore. Këtë autori e bën thjeshtë, pa rënë në deklaratizëm apo prozë të thatë, më tepër duke zbërthyer konstruksionin shpirtëror të Cen Shkrelit, i cili mbart edhe tragjizmin, edhe lirizmin, edhe shpresën